Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot realizoi pagesën shtesë të ndihmës shtetërore prej 20%, për përdoruesit e njësive bujqësore të cilët janë përmbarues të regjistruar të veprimtarisë bujqësore në përputhje me ligjin për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose të regjistruar si fermerë individualë në përputhje me ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor. Me mbështetjen prej 166.704.501,00 milionë denarë janë të mbuluar 3.509 fermerë të regjistruar.