Mjete të realizuara nga programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2023

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka paguar afër 40.514.921,00 milionë denarë për subvencione në llogaritë e 23 subjekteve.

- Pagesat direkte për prodhimet dhe shitjet e brendshme të çertifikuara të materialit farë i gjeneratës së parë dhe të dytë për drithëra, foragjere, industriale, kulturat kopshtare. Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e furnitorëve të materialit farë që kanë prodhuar dhe shitur në vitin 2023 ose e kanë përdorur për nevojat e tyre në përputhje me Ligjin për farë dhe material fidanor për bimë bujqësore dhe kanë marrë çertifikatën e farës përfundimtare të certifikuar.

Janë paguar 17 përfitues në vlerë të përgjithshme prej 32.732.971,00 denarë.
 
- Pagesat direkte për prodhimet parabazë dhe bazë të materialit farë për kulturat e drithërave. Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e furnitorëve të materialit farë që kanë prodhuar dhe shitur materialin fidanor parabazë dhe bazë për kulturat e drithërave në vitin 2023 në përputhje me Ligjin për farë dhe material fidanor për bimë bujqësore.
 
Janë paguar 6 përfitues në vlerë të përgjithshme prej 7.781.950,00 denarë.
 
Drejtori i AMFBZHR-së, Ilija Stoilev informon se kërkesat për subvencione janë duke u trajtuar me dinamikë të përshpejtuar në mënyrë që fermerët dhe blegtorët të kenë mjete të mjaftueshme në kulmin e sezonit dhe para fillimit të mbjelljes.