Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka paguar afër 40.514.921,00 milionë denarë për subvencione në llogaritë e 23 subjekteve.
- Pagesat direkte për prodhimet dhe shitjet e brendshme të çertifikuara të materialit farë i gjeneratës së parë dhe të dytë për drithëra, foragjere, industriale, kulturat kopshtare. Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e furnitorëve të materialit farë që kanë prodhuar dhe shitur në vitin 2023 ose e kanë përdorur për nevojat e tyre në përputhje me Ligjin për farë dhe material fidanor për bimë bujqësore dhe kanë marrë çertifikatën e farës përfundimtare të certifikuar.
Janë paguar 17 përfitues në vlerë të përgjithshme prej
32.732.971,00 denarë.
- Pagesat direkte për prodhimet parabazë dhe bazë të materialit farë për kulturat e drithërave. Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e furnitorëve të materialit farë që kanë prodhuar dhe shitur materialin fidanor parabazë dhe bazë për kulturat e drithërave në vitin 2023 në përputhje me Ligjin për farë dhe material fidanor për bimë bujqësore.
Janë paguar 6 përfitues në vlerë të përgjithshme prej
7.781.950,00 denarë.
Drejtori i AMFBZHR-së, Ilija Stoilev informon se kërkesat për subvencione janë duke u trajtuar me dinamikë të përshpejtuar në mënyrë që fermerët dhe blegtorët të kenë mjete të mjaftueshme në kulmin e sezonit dhe para fillimit të mbjelljes.