Realizimi i pagesave direkte për prodhimin bimor nga Programi i mbështetjes financiare të bujqësisë për vitin 2024

 

Sot janë paguar 264.241.663,00 denarë subvencione për prodhimtarinë bimore nga Programi për mbështetje financiare për bujqësinë për vitin 2024 për 22.141 fermerë, kjo është për masën 1.8 Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore arë për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të frutave. Për këtë masë janë paguar 118.186.903,00 denarë për 8.729 përfitues.

Gjithashtu sot janë paguar mjete për masën 1.11 Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore arë për mirëmbajtjen e vreshtave ekzistuese. Për këtë masë janë paguar 146.054.760,00 denarë për 13.412 përfitues.

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural vazhdon me pagesën e vazhdueshme dhe me kohë të subvencioneve, në një periudhë kur fermerët kanë më shumë nevojë për to.