Realizimi i pagesave direkte shtesë nga nënmasa 1.11 për prodhimin e realizuar të rrushit

Agjencia vazhdoi traditën e mbështetjes për vreshtarët në prag të festës së Shën Trifunit, mbrojtësi i vreshtarëve.

 

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka bërë realizimin e pagesave direkte shtesë për prodhimin e realizuar të rrushit.

Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë deklaruar sipërfaqe bujqësore arë me vreshta, dhe prodhimin e realizuar të rrushit ia kanë dorëzuar blerësit të regjistruar, duke përfshirë edhe rrushin e prodhuar për kapacitetin e tyre përpunues ose e kanë përdorur prodhimin për nevojat e tyre dhe shitjen në treg.

Në këtë bazë janë paguar 315.745.324,00 denarë për 11.689 vreshtarë.

 

Shuma e pagesave direkte rritet për 8.400 denarë për hektar në krahasim me shumën e përcaktuar të pagesave direkte sipas nënmasës 1.11.