Agjencia për mbështetjen financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Organi menaxhues në kuadër të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujit dhe Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë kanë nisur një fushatë për të informuar dhe njohur publikun e gjerë me mundësinë dhe disponueshmërinë e instrumentit të Bashkimit Evropian për asistencën e para-anëtarësimit për zhvillimin rural – IPARD -Programi 2021-2027(IPARD 3).
Me rastin e thirrjes publike të botuar nga Agjensia, më 12 shkurt 2025, për masën 1 - Investimet në asete fikse të pronave bujqësore nga Programi IPARD, ditët e informacionit do të mbahen në disa qytete, fshatra dhe vendbanime, ku përfituesit e interesuar ( individët, personat juridikë, kooperativat, personat juridikë kooperativë etj.) do të jetë në gjendje të mësojë për procedurat dhe kushtet për dorëzimin e aplikacioneve për shfrytëzimin e mjeteve nga ky program.
Të gjithë të interesuarit mund të marrin informacion për detajet, dokumentet e kërkuara dhe thirrjet publike në faqet e mëposhtme të internetit dhe numrat e telefonit:
- Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370.
-Organi i menaxhimit të fondeve IPARD në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave - https://ipard.gov.mk ose 02/3134-477 lokal 113,114 dhe 115;
- Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural http://www.ipardpa.gov.mk ose në 02/3097-460