Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Ilija Stoilev, hapi manifestimin e ditëve informative të organizuara në Sveti Nikollë me rastin e fushatës publicitare IPARD III të Masës 1.
Përfaqësues të Autoritetit Menaxhues IPARD (Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave), Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe Agjencia për promovimin e zhvillimit të bujqësisë zhvilluan takime me përfituesit e interesuar (persona fizikë, juridikë, kooperativa, etj.) të cilët kanë dashur të informohen për mundësitë, kushtet dhe procedurat për aplikim në thirrjen aktuale publike për shfrytëzimin e mjeteve nga ky program.