Pagesa për pagesat direkte nga Programi për vitin 2024 për ekonomitë e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e kaluara, pagesa direkte për krerët e shënuar të dhive më të vjetra se 12 muaj dhe pagesa direkte për dosat femra për mbarështim

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillim rural sot realizoi pagesën e masave për pagesat direkte, për ekonomitë e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e kaluara, pagesa direkte për krerët e shënuar të dhive më të vjetra se 12 muaj dhe pagesa direkte për dosat femra për mbarështim.

Shuma e pagesave direkte për masën për ekonomitë e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e kaluara përcaktohet si mesatare e shumës së mjeteve financiare të miratuara për pagesat direkte sipas Programeve për mbështetje financiare në bujqësi për vitet 2021, 2022 dhe 2023 dhe ato:

- për mesataren e miratuar nga 0 deri në 10.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 10.000 denarë.

- për mesataren e miratuar nga 10.001 deri në 20.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 20.000 denarë.

- për mesataren e miratuar nga 20.001 deri në 30.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 30.000 denarë.

- për mesataren e miratuar nga 30.001 deri në 40.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 40.000 denarë.

Për këtë qëllim janë paguar 44.630.000,00 denarë ndaj 2.316 përdoruesve.
Përdoruesit e masës për pagesat direkte për krerët e shënuar të dhive më të vjetra se 12 muaj janë ekonomitë bujqësore që mbarështojnë dhi, që zotërojnë të paktën 10 dhi që janë më të vjetra se 12 muaj në ditën e aplikimit dhe mbahen të paktën deri më 30 nëntor 2024.

Shuma e pagesave direkte bazë është 2.000 denarë për kokë.

Janë paguar 15.768.000,00 denarë për 631 përdorues.
Përfitues të masës për pagesat direkte për dosat femra për mbarështim janë ekonomitë bujqësore që mbarështojnë dosa femrash dhe posedojnë së paku 5 dosa dhe i kanë mbajtur të paktën deri më 30 nëntor 2024.

Shuma e pagesave direkte është 1000 denarë për kokë dose.

Janë paguar 7.954.000,00 denarë për 283 përfitues.