Agjencia për mbështetjen financiare në bujqësi dhe në zhvillim rural, Organi menaxhues në kuadër të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave dhe Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë vazhdojnë fushatën për informimin dhe njohjen e publikut të gjerë me mundësinë dhe disponueshmërinë e instrumentit të Bashkimit Evropian për asistencën e para-anëtarësimit për zhvillimin rural – IPARD Programi 2021-2027(IPARD 3).
Ftohen të gjithë përdoruesit e interesuar të marrin pjesë në takimet informuese për të lehtësuar informimin dhe shfryrtëzimin e Masës 1, duke pasur parasysh se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për masën 1 të kësaj thirrjeje publike është data 29 mars 2025.
DITA INFO 10 mars (e hënë) 2025
KOÇANI me fillim nga ora 11:00 (ambientet e qendrës Multikulturore)dhe
OBLESHEVA me fillim nga ora 14:00 (ambientet e bashkësisë locale).
Të gjithë të interesuarit informacionet rreth detajeve, dokumentet e nevojshme dhe thirrjet publike mund t’i marrin në faqet e mëposhtme të internetit dhe numrat e telefonit:
- Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370.
-Organi i menaxhimit të fondeve IPARD në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave - https://ipard.gov.mk ose 02/3134-477 lokal 113,114 dhe 115;