Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka realizuar pagesat direkte shtesë për prodhimtarinë e realizuar të frutave, masa 1.9 Pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.8. për prodhimin e frutave të arritur nga Programi i Mbështetjes Financiare të Bujqësisë për vitin 2024.
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë sipërfaqe të mbjella me këto lloje të frutave: mollë, kumbullë, pjeshkë, vishnje, qershi, kajsi, dardhë, mollë japoneze, lajthi, arrë, bajame dhe shegë, dhe prodhimi i dorëzohet një blerësi të regjistruar, duke përfshirë frutat e prodhuara të përdorura për nevojat e kapacitetit të vet përpunues ose të përdorura për nevoja të brendshme ose të shitura në treg.
Mbi këtë bazë janë paguar 224.748.332,00 denarë për 7.826 fermerë.
Shuma e pagesave shtesë direkte për mollët është 30.000 denarë për hektar;
Shuma e pagesave shtesë direkte për kumbulla dhe pjeshkë është 25.000 denarë për hektar;
Shuma e pagesave direkte për vishnja, kajsi dhe dardha është 22.000 denarë për hektar;
Shuma e pagesave direkte për mollën japoneze, lajthinë, arrë, bajame dhe shegë është 13.000 denarë për hektar.