KONFERENCA E 57-të E DREJTORËVE TË AGJENCIVE TË PAGESAVE

 Me ftesë të ARiMR nga Polonia, si vend kryesues i Këshillit të BE-së, në Varshavë në periudhën 05-07.05.2025 mbahet Konferenca e 57-të (POLAND25.EU) e drejtorëve të agjencive të pagesave të vendeve anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE.

Drejtori i AMFBZHR Ilija Stoilev merr pjesë në ngjarje, ku prezantohet raporti mbi aktivitetet e mëparshme dhe shqyrtohet raporti i OLAF dhe DG Agri në pjesën që ka të bëjë me parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme, parregullsive dhe çështjeve të tjera.

Vendet anëtate të BE-së i prezantuan planet më të fundit për funksionimin e avancuar të agjencive të pagesave, drejt të cilit synon edhe AMFBZHR.

Qëllimi i kësaj konference është të rritet efikasiteti i brendshëm i agjencive të pagesave, si dhe profesionalizimi i sektorit bujqësor.