Konferenca e 63-të Pantha Rhei

 AMFBZHR, e përfaqësuar nga drejtori Ilija Stoilev dhe ekspertë nga sektori për kontroll në terren, nga data 21 deri më 23 maj 2025, po merr pjesë në Konferencën e 63-të Pantha Rhei, e cila po mbahet në Leiden, Holandë. Në konferencë marrin pjesë vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate për anëtarësim. Në konferencë u prezantuan mundësitë e reja për kontroll në terrenpërmes përdorimit të dronëve, si dhe efikasiteti i tyre i lartë në sigurimin e të dhënave të sakta nga terreni. AMFBZHR do t’i qaset me seriozitet procedurës për vendosjen dhe plotësimin e një sistemitë ri për kontroll, përmes përdorimit të dronëve, në interes të kontrollit të plotë dhe të saktë të njënumri më të madh të parcelave kadastrale.