Përdorimi i fondeve evropiane në komuna me qëllim të realizimit të investimeve

Sot, drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev, së bashku me Zëvendësministren për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov, e vizituan komunën e Ilindenit. Në fokus të takimit me kryetarin e komunës Aleksandar Georgievski, ishte mbështetja për Maqedoninë përmes fondeve evropiane dhe në këtë kontekst, nevojat dhe kapacitetet e komunës për një shfrytëzim më të madh të këtyre fondeve, me qëllim realizimin e projekteve me interes për qytetarët.

Kryetari i komunës së Ilindenit Georgievski vlerësoi ndihmën e Ministrisë për Çështje Evropiane, duke theksuar se kapaciteti institucional i komunave luan një rol kyç në arritjen e suksesit. Ai shtoi se për këtë arsye, përpjekjet në këtë drejtim duhet të intensifikohen në periudhën e ardhshme.

Gjatë vizitës në komunën e Ilindenit, vizituam edhe kompaninë “TOSAMA TREJD SHPK”, e cila është përfituese e masës IPARD “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”. Përmes kësaj mase, kompania është mbështetur me mjete në shumë prej 21.7 milionë denarësh, të cilat e kanë ndihmuar në blerjen e një dhome për sterilizim, me ç’rast është modernizuar procesi i punës.