Sot, në ambientet e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, u nënshkruan Marrëveshjet për mbështetje financiare në kuadër të Masës 3 “Investime në mjete fizike për përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe peshkimit” nga Programi IPARD III.
Gjithashtu, përfituesve u është prezantuar mundësia dhe përparësia e pagesës së avancuar.
Përfituesi ka të drejtë të kërkojë pagesë të avancuar deri në 50% të mbështetjes totale financiare, më së voni brenda 60 ditëve nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes.
Në rastet kur investimi realizohet në dy faza, përfituesi ka të drejtë për pagesë të avancuar deri në 50% të shumës së mbështetjes financiare të miratuar për fazën e parë (përjashtuar shpenzimet e përgjithshme).
Përfituesi është i detyrueshëm të dorëzojë kërkesë për pagesë të avancuar, e shoqëruar me garanci bankare në vlerë prej 110% të shumës së avansit.