Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot shpalli 3 thirrje publike për masën 121 – Investime në modernizimin e fermave bujqësore, në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2025, dhe ato përfshijnë:
- Investime në pajisje për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore dhe/ose jo-shtazore me kapacitet të vogël;
- Investime në pajisje për prodhimin e verës, pijeve alkoolike dhe birrës me kapacitet të vogël;
- Blerje të makinave për thyerjen e akullit;
- Blerje të sistemeve kundër ngricës;
- Rrjeta mbrojtëse dhe fletë mbrojtëse (foli);
- Blerje të pajisjeve për sistemin e ujitjes "pikë pas pike", ndërtim të puseve dhe ndërhyrje të tjera në sipërfaqe ujore;
- Investime në pajisje për vendosjen e gardheve elektrike në bletari për mbrojtje nga kafshët e egra;
- Blerje e pajisjeve ndihmëse që lidhen me traktorë për punime bujqësore.
Mbështetja financiare arrin deri në 600.000 denarë për secilin përfitues individual.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është 11 korrik 2025.
Udhëzimi për përfituesit dhe dokumentacioni i nevojshëm për dorëzimin e kërkesës mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e internetit e Agjencisë.