I hapur aplikimi elektronik për paraqitjen e Kërkesës për pagesat direkte për vitin 2025

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural njofton ekonomitë bujqësore se është hapur sistemi elektronik për paraqitjen e kërkesave për pagesa direkte në bujqësi.

Gjatë kësaj periudhe paraqiten kërkesa për:

- Prodhim bimor, për sipërfaqe të punueshme bujqësore me kultura të fushës dhe perime, për mirëmbajtjen e sipërfaqeve ekzistuese me pemishte dhe vreshta, si dhe për sipërfaqe për prodhimin e materialit të certifikuar të farës dhe fidanëve,

- Prodhim blegtoral, për krerë të shënuar të gjedhëve, deleve dhe dhive, familjet e bletëve që kanë kaluar dimrin, si dhe për gjedhët e therur në thertore,

- Prodhim bujqësor organik.

Kërkesat dorëzohen në sistemin elektronik të Agjencisë nga ekonomia bujqësore, dhe nëse kanë nevojë për ndihmë, mund të drejtohen në njësitë rajonale të MBPEU-së.

Linku për të hyrë në aplikacion është:  www.ipardpa.gov.mk – Pagesa direkte e-subvencione.

Duke hapur këtë link, në fushën “Njoftime/Udhëzime” janë të disponueshme udhëzimet e detajuara për dorëzimin e kërkesës, lista e dokumenteve të nevojshme si dhe Programi dhe Rregullorja për pagesat direkte, në të cilat janë paraqitur në detaje kushtet dhe shuma e mbështetjes financiare.

 Për masat e prodhimit bimor në sipërfaqe bujqësore të punueshme, për herë të parë këtë vit po prezantohet Kërkesa Gjeohapësinore.

Bujku për çdo parcelë toke merr të dhëna të vizatuara në mënyrë gjeohapësinore (të marra nga SIPB: numri i parcelës SIPB, sipërfaqja në m2, tipi i përdorimit të tokës bujqësore, lidhja me PK-të, vendndodhja).

Aplikuesi i regjistron të dhënat gjeohapësinore për prodhimin e tij për çdo kulturë: lloji i kulturës, madhësia dhe vendndodhja e saktë hapësinore.

Në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia për gabime gjatë aplikimit dhe njëkohësisht kontrolli në terren do të bëhet për sipërfaqet e raportuara saktësisht.

Plani prodhues gjeohapësinor përfaqëson bazën për monitorimin e parcelave, që është një sistem për ndjekjen e aktiviteteve në parcelat e tokës përmes fotografive satelitore, me çka do të pamundësohet pagesa e subvencioneve për tokën që nuk punohet.