NJOFTIM

 Njoftohen fermat bujqësore se deri më 15 gusht 2025 mund të paraqesin kërkesë për mbështetje financiare për masat e mëposhtme:

1.17. – Pagesa direkte shtesë nga nën-masa 1.1 për sipërfaqe bujqësore të punueshme për të gjitha kulturat e lavërtarisë, bimët medicinale, aromatike, erëzat dhe lulet,

1.18. – Pagesa direkte shtesë nga nën-masa 1.3 për sipërfaqe bujqësore të punueshme për prodhimtari kopshtarie në terren të hapur dhe në serra,

1.19. – Pagesa direkte shtesë nga nën-masa 1.6 për sipërfaqe bujqësore të punueshme për mirëmbajtjen e plantacioneve ekzistuese të pemëve,

1.20. – Pagesa direkte shtesë nga nën-masa 1.8 për sipërfaqe bujqësore të punueshme për mirëmbajtjen e vreshtave ekzistuese

Objekt i kërkesës janë parcelat për të cilat fermat bujqësore kanë përfituar mbështetje financiare sipas programit të vitit 2023, por nuk kanë përfituar mbështetje financiare sipas programit të vitit 2024 dhe për të njëjtat parcela kadastrale kanë paraqitur kërkesë sipas programit të vitit 2025.

Shuma e mbështetjes finaciare është 10.000 denarë për hektar për parcelat ku gjatë vitit prodhues 2023/2024 janë mbjellë sipërfaqe me kultura e lavërtarisë ose gjatë vitit 2024 janë mbjellë sipërfaqe me kultura kopshtarie.

Shuma e mbështetjes financiare është 30.000 denarë për hektar për parcelat ku gjatë vitit 2024 janë mirëmbajtur sipërfaqe me pemishte dhe vreshta.

Kërkesat për këto nën-masa dorëzohen drejtpërdrejt në Agjenci, në formular të plotësuar me dorë, në adresën e mëposhtme:

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Bulevardi Brigada e 3-të Maqedonase nr.20 (ndërtesa e Maqedonia Tabak Blloku C), Shkup

Formulari për dorëzimin e kërkesës është i bashkangjitur në faqen zyrtare të Agjencisë në seksionin “Pagesat direkte 2025” , “ Formularë”