Zhvillimi i shpejtë i komunave përmes përfitimeve nga fondet e BE-së

 

Fondet evropiane dhe përfitimet që u ofrohen komunave përmes tyre  ishin në fokus të vizitës së sotme të drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev, dhe zëvendësministres për çështje evropiane, Viktorija Trajkov, në komunat Vasilevë dhe Bosilevë.

Në takimin me kryetarin e komunës së Vasilevës, Slave Andonov, u diskutua për nevojat e komunës në lidhje me projektet e planifikuara dhe mundësinë që këto projekte të realizohen përmes fondeve evropiane.

U definuan edhe hapa konkrete me qëllim përmirësimin e kapaciteteve të komunës për një shfrytëzim më të madh të fondeve të BE-së.

Për këtë temë u diskutua edhe gjatë vizitës në komunën e Bosilevës, në një takim me kryetarin Risto Mançev.

U bisedua edhe për projektet aktuale dhe ato të planifikuara në fushën e bujqësisë, si dhe për mundësitë për mbështetjen e këtyre projekteve përmes fondeve evropiane, gjë që do t’u ndihmojë edhe bujqve lokalë dhe bizneseve të tyre.

 

Një shembull i tillë pozitiv është Simperis SHPK, përfitues i fondeve nga Programi IPARD për ndërtimin e një objekti për përpunimin e letrës dhe blerjen e makinerive për shtypje.