Sot, drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stojilev, në një takim me drejtorin e NP Agrobërza, Mevludin Avdija, dorëzoi vendimin për fillimin e procedurës së tenderit për sanimin dhe modernizimin e silosëve ku ruhen rezervat shtetërore të grurit.
Mjetet e destinuara për këtë investim, në vlerë prej 20 milionë denarë, janë paraparë në Programin për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2025.
Pas përfundimit të këtij projekti, kapaciteti për ruajtjen e kulturave drithore do të rritet për 10.000 tonë, që paraqet një rritje prej 25% të kapacitetit, ndërsa efektiviteti do të trefishohet.
Me këtë projekt po lëmë një vlerë kapitale për shtetin tonë dhe për brezat e ardhshëm.