14 kontrata të reja me një vlerë totale investimi prej 16,6 milionë denarësh, me mbi 8,9 milionë denarë mbështetje financiare nga Programi për Mbështetje Financiare në Peshkim dhe Akuakulturë.

 Sot, në ambientet e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, u nënshkruan 14 kontrata sipas Thirrjes Publike 02/2024 për nënmasat 2.1 – Mbështetje financiare për investime në akuakulturë dhe 2.3 – Mbështetje financiare për investime në kapacitete përpunuese.

Vlera maksimale e kostove të pranueshme për përdorues ishte:
  • 720.000 denarë për nënmasën 2.1
  • 1.500.000 denarë për nënmasën 2.3

Vlera totale e kostove të pranueshme sipas kontratave është 16,6 milionë denarë, prej të cilave mbështetja financiare kap vlerën mbi 8,9 milionë denarë.
Nga këto mjete:

  • 11 përfitues janë nga nënmasa 2.1, me një shumë prej 5,8 milionë denarë
  • 3 përfitues janë nga nënmasa 2.3, me një shumë prej 3,1 milionë denarë

Përmes kësaj thirrjeje publike, Agjencia – në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare në Peshkim dhe Akuakulturë – u del në ndihmë kultivuesve të peshkut për pajisjen dhe modernizimin e kapaciteteve të tyre.