Sot, në ambientet e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, u nënshkruan 14 kontrata sipas Thirrjes Publike 02/2024 për nënmasat 2.1 – Mbështetje financiare për investime në akuakulturë dhe 2.3 – Mbështetje financiare për investime në kapacitete përpunuese.
Vlera maksimale e kostove të pranueshme për përdorues ishte:
- 720.000 denarë për nënmasën 2.1
- 1.500.000 denarë për nënmasën 2.3
Vlera totale e kostove të pranueshme sipas kontratave është 16,6 milionë denarë, prej të cilave mbështetja financiare kap vlerën mbi 8,9 milionë denarë.
Nga këto mjete:
- 11 përfitues janë nga nënmasa 2.1, me një shumë prej 5,8 milionë denarë
- 3 përfitues janë nga nënmasa 2.3, me një shumë prej 3,1 milionë denarë
Përmes kësaj thirrjeje publike, Agjencia – në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare në Peshkim dhe Akuakulturë – u del në ndihmë kultivuesve të peshkut për pajisjen dhe modernizimin e kapaciteteve të tyre.