Takim pune me ekipet e AMFBZHR dhe ANZHB

 Sot u mbajt një takim pune mes ekipeve të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë.

Tema e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në lidhje me akreditimin e masave të reja, masat agro-ekologjike, si dhe masa për shërbime këshillimore, ku ANZHB është një nga institucionet kyçe.

U diskutua gjithashtu edhe për vazhdimin e praktikës së trajnimit të bujqve, ku Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka evidentuar mospërputhje në zbatimin e kushteve të praktikës së mirë bujqësore.