Fondet evropiane në dispozicion të komunave dhe komunitetit të biznesit

 Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev, gjatë periudhës së kaluar, së bashku me zëvendësministren për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, vizituan dhjetëra komuna maqedonase.

Në takimet zyrtare me përfaqësuesit e pushtetit lokal, u është treguar mundësia për të shfrytëzuar mjetet nga fondet evropiane për zhvillim dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të cilët tashmë shfrytëzojnë mjete dhe kanë biznese të zhvilluara, u diskutua se si të shfrytëzohen më tej fondet për zhvillim, por edhe si përvoja e tyre të përcillet më lehtë te kompanitë e tjera.

Në takimet e zhvilluara u theksua se interesimi për fondet evropiane është gjithnjë e më i madh, me ç’rast drejtori Stoilev theksoi se është i kënaqur me seriozitetin dhe cilësinë e projekteve të dorëzuara, si nga ana e komunave ashtu edhe nga kompanitë.

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është gjithmonë e gatshme t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që duan të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mjete nga fondet evropiane, thotë drejtori Stoilev.