Prezantimi i kapaciteteve punuese para zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha

 Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, sot e vizitoi Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Në takim me drejtorin Ilija Stoilev dhe zëvendës drejtorin Mevlan Morina, atij iu prezantuan kapacitetet punuese të agjencisë, me ç’rast Stoilev e theksoi cilësinë e ekipit me të cilin përfundojnë me sukses të gjitha detyrat aktuale. Gjithashtu, ai theksoi se në periudhën e ardhshme ekipi do të duhet të zgjerohet, pasi me masat e reja që pritet të akreditohen, pritet që volumi i punës të rritet disa herë.