Njoftim për dorëzimin e kërkesave për masat për shpendët

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural njofton fermerët se deri më 5 nëntor 2025 do të mund të dorëzojnë kërkesa për nënmasat:

2.11 Pagesa të Drejtpërdrejta për broilerët (zogjë që rriten për mish) të rritur dhe të shitur ose të therur në kapacitete të regjistruara për therje,

2.12 Pagesa të Drejtpërdrejta për pula të amortizuar të therura në kapacitete të regjistruara për therje,

2.13 Pagesa të Drejtpërdrejta për pulat broiler njëditore të prodhuara dhe të shitura dhe pulat njëditore femra nga hibride të vezëve.

Përdorues të këtyre nënmasave janë fermat që kanë rritur dhe shitur ose therur broilerë (zogjë që rriten për mish) dhe pula të amortizuar në periudhën nga 1 tetori 2024 deri më 30 shtator 2025 në kapacitete përpunimi të regjistruara në Regjistrin e objekteve të miratuara për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore, ose kanë prodhuar dhe shitur pula broiler njëditore dhe pula njëditore femra nga hibride të vezëve në periudhën nga 1 tetori 2024 deri më 30 shtator 2025.

Shuma e pagesave të drejtpërdrejta është 60 denarë për broilerin e therur për nënmasën 2.11, 150 denarë për pulën e amortizuar të therur për nënmasën 2.12, dhe 10 denarë për pulën njëditore të prodhuar dhe të shitur për nënmasën 2.13.

Kërkesat dorëzohen në sistemin elektronik të Agjencisë. Kërkesa e printuar së bashku me dokumentacionin e bashkëngjitur dorëzohet te Agjencia. Ndihmë për krijimin e kërkesës elektronike sigurohet nga punonjësit në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Lidhjet për akses në sistemin elektronik janë:

https://www.ipardpa.gov.mk/sq – Pagesa Direkte e-subvencione