Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot ka realizuar pagesën e subvencioneve për blegtorët në shumën prej 335.963.096 denarë. Mjetet janë parashikuar me masën 2.9 të pagesave direkte shtesë, nënmasa 2.8, ku subvencionohen krerë të shënuar të deleve, më të vjetër se 12 muaj. Pagesa për 1.211 blegtorë është realizuar sipas Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.