Janë paguar subvencionet për orizin (arpë) në shumën prej 39.065.031 denarë

Janë paguar subvencionet për orizin (arpë) në shumën prej 39.065.031 denarë.

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, sot u ka paguar 39.065.031 denarë 663 prodhuesve të orizit (arpë).

Mjetet janë paguar sipas Masës 1.1 të Programit për Fondin Intervent për vitin 2025, i cili parashikon mbështetje financiare për orizin (arpë) të dorëzuar.
Përdorues të kësaj nënmase janë fermat bujqësore që kanë paraqitur kërkesë sipas nënmasës 1.1 “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për të gjitha kulturat bujqësore, bimët mjekësore, aromatike dhe erëza” nga Programi për mbështetje financiare të bujqësisë për vitin 2024, të cilat kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe me oriz dhe prodhimin e realizuar e kanë dorëzuar te blerës dhe/ose përpunues të regjistruar në periudhën nga 1 tetor 2024 deri më 28 shkurt 2025, si dhe në periudhën nga 1 mars 2025 deri më 30 shtator 2025, të cilët janë të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Sasia maksimale e orizit (arpë) që është e pranueshme për mbështetje financiare është 8.000 kilogramë për hektar të deklaruar me oriz (arpë), sipas nënmasës 1.1 “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për të gjitha kulturat bujqësore, bimët mjekësore, aromatike dhe erëza” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Shuma e mbështetjes financiare është 3 denarë për kilogram për sasitë e dorëzuara në periudhën nga 1 tetor 2024 deri më 31 tetor 2024 dhe 6 denarë për kilogram për sasitë e dorëzuara në periudhën nga 1 nëntor 2024 deri më 28 shkurt 2025, si dhe në periudhën nga 1 mars 2025 deri më 30 shtator 2025.