Intervistë me drejtoreshën Daniela Irotova Lazareva

 Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, në intervistën për “Agrotim” thotë:

 
– Kemi pasur procedura për të dëshmuar se AMFBZHR funksionon; raportet e auditimit treguan se sistemi në agjenci funksionon. Fakti që disa individë janë guxuar të keqpërdorin pozitën zyrtare është çështje e Prokurorisë dhe secili do të mbajë përgjegjësi.
 
Po përgatisim ndryshime në programin e IPARD-it, forcim të kritereve për të shmangur manipulime të mundshme. Kemi iniciuar edhe ndryshime në ligjin për Agjencinë, për të krijuar një kornizë brenda së cilës të veprojnë të punësuarit, në mënyrë që të mos ketë subjektivizëm. Presim që ligji të miratohet shpejt dhe deputetët në Kuvend ta votojnë. Me Brukselin kemi komunikim të drejtpërdrejtë; na kërkohen dokumente të reja për të vazhduar me akreditimet e reja të masave, gjë që më jep të drejtë të them se jemi në rrugën e duhur për ta rikthyer besimin e Agjencionit shton Irotova Lazareva.
 
Në intervistën për “Agrotim” u përmendën disa tema aktuale, si gjendja e IPARD 3, pagesa e subvencioneve për qumështin, produktet organike, vreshtaria, pemëtaria, masa “Fermeri i ri”, ndryshimet e reja ligjore dhe aktivitetet e planifikuara të Agjencisë.