Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot realizoi pagesën sipas kërkesave të paraqitura në vitin 2025 për nënmasën 1.6 “Pagesa direkte sipas sipërfaqes së përpunueshme bujqësore për mirëmbajtjen e pemishteve ekzistuese”.
Për këtë qëllim u pagua shuma prej 338.468.141,00 denarë për 9.567 pemëtarë.
Përdorues të kësaj nënmase janë fermat bujqësore që mirëmbajnë sipërfaqe me pemishte në një sipërfaqe minimale prej 0,2 hektarë.
Shuma e mbështetjes është si vijon:
- për mollë – 42.000 denarë për hektar;
- për kumbull, qershi dhe pjeshkë – 37.000 denarë për hektar;
- për vishnje, kajsi dhe dardhë – 34.000 denarë për hektar;
- për hurmë japoneze dhe shegë – 25.000 denarë për hektar;
- për lajthi – 13.000 denarë për hektar;
- për arrë, bajame, luleshtrydhe në fushë të hapur, mjedër, manaferrë, boronicë, ftua, mushmullë, aktinidia (kivi), ulli, fik, aronia, trëndafil i egër (shipe), rrush pa fara, goji berry dhe gështenjë e kultivuar – 12.000 denarë për hektar.