U paguan 96.661.300 denarë për një grup masash

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot u ka paguar 96.661.300 denarë për 34 përfitues nga Programi për Zhvillim Rural, në kuadër të disa grupeve të masave si: blerja e bagëtive, paga për kooperativat, subvencionimi i normave të interesit dhe ndihma teknike.
Mjetet janë shpërndarë sipas këtyre masave:
 
Masa 121 – “Investime për modernizimin e fermave bujqësore” ,
 
Masa 131 – “Bashkimi ekonomik i fermave bujqësore për kryerjen e përbashkët të veprimtarisë bujqësore”,
 
Masa 2 – “Subvencionimi i normës së interesit”,
 
si dhe për disa masa nga “Mbështetja teknike në bujqësi dhe zhvillimin rural”.