Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot u ka paguar 17.815.422 denarë për 48 fermerë të rinj.
Mjetet janë paguar sipas Masës 112, e cila parashikon “Ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore”, si mbështetje financiare e pakthyeshme për nisjen e aktivitetit bujqësor për të rinjtë që për herë të parë merren me bujqësi, qoftë duke marrë një fermë ekzistuese ose duke krijuar një fermë të re.
Mbështetja maksimale financiare sipas kësaj mase është deri në 600.000 denarë për përfitues.