U paguan 34.089.868 denarë për paga për ruajtës dhe kullotës të bagëtisë

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot u ka paguar 34.089.868 denarë për 43 përfitues, për pagat e barinjve që ruajnë dhe kullosin bagëtinë.
 
Mjetet janë paguar sipas Masës 213, e cila parashikon kompensim për pagën e personave të angazhuar për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtisë në kullota dhe livadhe, në vlerë deri në 620.000 denarë për person të angazhuar.

Sot në llogaritë e tyre janë transferuar mjetet për pagat për vitet 2023 dhe 2024.