Janë paguar 157,834,000 denarë për derra të therur

 Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka realizuar pagesa në vlerë prej 157,834,000 denarë për 123 ekonomi bujqësore që kanë rritur dhe shitur ose therur derra për majmëri.

Mjetet janë shpërndarë në kuadër të Masës 2.13, e cila parashikon “Pagesa direkte për derra të shitur ose të therur në kapacitete të regjistruara thertore”. Përfitues të kësaj nën-mase janë ekonomitë bujqësore që kanë rritur dhe shitur ose therur të paktën 5 derra për majmëri në periudhën nga maji 2023 deri në prill 2024, në kapacitete të regjistruara thertore të përfshira në Regjistrin e objekteve të miratuara për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore.
Shuma e pagesave direkte për derra me peshë mbi 90 kilogramë është 1,000 denarë për kokë.
Numri i krerëve llogaritet në mënyrë shkallëzuese, si vijon:
  • nga 5 deri në 5,000 krerë – 100%
  • nga 5,001 deri në 15,000 krerë – 80%
  • mbi 15,001 krerë – 40%