Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot ka paguar 21.446.792 denarë për 1.021 bletarë.
Fondet janë paguar sipas nën-masës 2.17, e cila parashikon pagesa direkte për familjet e regjistruara të bletëve të dimëruara për fermat bujqësore që kanë mbi 50 familje bletësh të dimëruara dhe përmbushin njërin nga kushtet e mëposhtme:
- Të jenë të regjistruar ose të evidentuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinarinë (AUV) si prodhues kryesorë të produkteve me origjinë shtazore.
- Të jenë të miratuar nga AUV si operatorë ushqimi.
- Të kenë dorëzuar mjaltë në një objekt të miratuar nga AUV.
Përdorues të kësaj nën-mase janë fermat bujqësore që posedojnë të paktën 10 familje bletësh të regjistruara dhe të dimëruara.
Fermat bujqësore që kanë mbi 50 familje bletësh të regjistruara në Regjistrin e Bletarive marrin një pagesë shtesë prej 200 denarësh për çdo familje bletësh të dimëruara, nëse plotësojnë njërin nga kushtet e mësipërme:
- Të jenë të regjistruar ose të evidentuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinarinë si prodhues kryesorë të produkteve me origjinë shtazore, ose
- Të jenë të miratuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinarinë si operatorë ushqimi, ose
- Të kenë dorëzuar mjaltë në një objekt të miratuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinarinë.
Mbajtja e numrit të familjeve të bletëve të dimëruara të raportuara është e nevojshme deri më 30 nëntor 2024.