Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot ka paguar 7.968.320 denarë për 2 ferma. Fondet janë dhënë sipas Nën-masës 2.16, pagesa direkte për pulat e ditës së parë të rritura ose të shitura (broiler) dhe pulat e ditës së parë femra nga hibride shpezësh vezore.
- Përdorues të kësaj nën-mase janë fermat bujqësore që kanë prodhuar dhe shitur pulat e ditës së parë broiler dhe pulat e ditës së parë femra nga hibride vezore gjatë periudhës tetor 2023 – shtator 2024.
- Shuma e pagesave direkte është 10 denarë për pulë të shitur.