Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot në Bruksel, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, zhvilluan një takim me drejtoreshën e përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komisionin Evropian, Elizabet Verner.
Në takimin zyrtar u diskutua për zbatimin e programit IPARD III, për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative të shtetit, si dhe për avancimin e bashkëpunimit dhe reformave aktuale në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Bashkëpunimi me Komisionin Evropian është kyç për krijimin e politikave që do të sjellin rezultate konkrete në sektorin bujqësor dhe do të rrisin konkurrueshmërinë në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

