Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot u ka paguar 1,021,527,000 denarë gjithsej 2,139 rritësve të deleve.
Mjetet janë paguar sipas Masës 2.6 dhe janë të destinuara për ekonomitë bujqësore – rritës të deleve që posedojnë minimum 30 dele më të vjetra se 12 muaj në ditën e aplikimit për mbështetje dhe të cilat janë të regjistruara në Regjistrin e fermave të deleve/dhive, si dhe do t’i mbajnë ato të paktën deri më 30 nëntor 2025.
Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë dorëzuar ose therur qengja në kapacitete përpunuese të regjistruara në Regjistrin e objekteve të miratuara për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore.
Përfituesit, gjatë vitit 2025, duhet të kenë dorëzuar ose therur qengja në një kapacitet therjeje të regjistruar, të paktën 50% të numrit të deleve të deklaruara në kërkesën për mbështetje financiare nga kjo nënmasë.
Shuma e pagesave direkte është 3,000 denarë për krerë (dele).