Drejtoresha e AMFBZHR-së, Daniela Irotova Lazareva, në takim me bujqit në Komunën e Kratovës

Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot në ambientet e komunës së Kratovës realizoi takime me bujqit, të cilët në pjesën më të madhe janë bletarë.

Sipas programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, për 1,105 bujq nga Kratova janë paguar gjithsej 19,540,772 denarë.

Ndërsa sipas programit për vitin 2025, deri më tani janë paguar gjithsej 7,638,662 denarë, përkatësisht janë nxjerrë 152 vendime për pagesë.

Para të pranishmëve, drejtoresha Daniela Irotova Lazareva theksoi se në periudhën në vijim do të pasojë pagesa e subvencioneve për duhanin, ku është paraparë një shumë prej mbi 62,000,000 denarë.

Karakteristike për rajonin e Kratovës është prodhimi i kulturave bujqësore, blegtoria (lopë dhe dele) dhe bletaria, me rreth 115 bletarë si degë me numrin më të madh të kërkesave nga ky rajon.

Në takimet me bujqit, si pjesë e fushatave “Pyete Agjencinë” dhe “Zëri që dëgjojmë”, ku promovohen masat qeveritare për subvencionim, marrin pjesë edhe punonjësit e AMFBZHR-së, përgjegjës për shqyrtimin e dokumentacionit dhe kontrollin në terren. Për të gjithë të pranishmit që kanë ndonjë çështje të diskutueshme lidhur me aplikimet e tyre, të dhënat kontrollohen drejtpërdrejt në sistem dhe problemet zgjidhen në vetë takimin. Një aplikim përfshin dokumente nga disa institucione, të cilat bujqit, për shkak të mungesës së informimit, nuk i kanë kompletuar ose i kanë dorëzuar gabim, ndaj janë udhëzuar se si t’i eliminojnë këto mangësi me qëllim që ndihma shtetërore t’u paguhet.