Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot u ka paguar 1,060,218 denarë gjithsej 10 përfituesve, për oriz të dorëzuar (oriz i papërpunuar) te blerës dhe/ose përpunues të regjistruar.
Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë dorëzuar kërkesë sipas nënmasës 1.1 “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për kulturat fushore, bimët mjekësore, aromatike dhe erëzore” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, të cilët kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe me oriz dhe prodhimin e realizuar e kanë dorëzuar te blerës dhe/ose përpunues të regjistruar në periudhën nga 1 tetor 2024 deri më 28 shkurt 2025, si dhe nga 1 mars 2025 deri më 30 shtator 2025, të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.
Sasia maksimale e orizit të papërpunuar që është e pranueshme për mbështetje financiare është 8,000 kilogramë për hektar të paraqitur me oriz sipas nënmasës 1.1.
3 denarë për kilogram për sasinë e dorëzuar nga 1 tetor deri më 31 tetor 2024;
6 denarë për kilogram për sasinë e dorëzuar nga 1 nëntor 2024 deri më 28 shkurt 2025, si dhe nga 1 mars 2025 deri më 30 shtator 2025.