Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot zhvilloi një takim me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Ivica Angelovski. Në takimin e punës u ra dakord për rritjen e komunikimit ndërmjet dy institucioneve dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e lëndëve ku plotësohen detyrimet e Agjencisë dhe Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi.
