Drejtoresha e AMFBZHR-së, Daniela Irotova Lazareva, në takim me bujqit në fshatin Krivollak dhe fshatin Timjanik

Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot në fshatrat Krivollak dhe Timjanik realizoi takime me bujqit, të cilët në pjesën më të madhe janë vreshtarë.

Karakteristike për rajonin e Negotinës është mirëmbajtja e vreshtave dhe pemëtoreve, të cilat janë më të përhapura në këtë pjesë të vendit dhe përbëjnë mbi 85% të shumës totale të subvencioneve të paguara.

Sipas Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, në komunën e Negotinës janë paguar gjithsej 237.461.791 denarë, përkatësisht janë miratuar 9.304 vendime për pagesë.

Sipas programit për vitin 2025, deri më tani janë paguar gjithsej 120.693.985 denarë, përkatësisht janë miratuar 2.360 vendime për pagesë.

Në takimet me bujqit, si pjesë e fushatës “Pyete Agjencinë” dhe “Zëri që dëgjojmë”, ku promovohen masat qeveritare për subvencionim, marrin pjesë edhe punonjësit e Agjencisë, përgjegjës për shqyrtimin e dokumentacionit dhe kontrollin në terren. Të gjithë të pranishmëve që kanë ndonjë paqartësi lidhur me aplikimet e tyre, u verifikohen drejtpërdrejt të dhënat në sistem, ndërsa problemet zgjidhen gjatë vetë takimit. Një aplikim përmban dokumente nga disa institucione, të cilat bujqit, për shkak të mungesës së informimit, nuk i kanë plotësuar ose i kanë dorëzuar gabimisht, prandaj u udhëzuan se si t’i eliminojnë këto mangësi, me qëllim që ndihma shtetërore t’u paguhet.