Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot në ambientet e komunës së Krushevës, realizoi takime me bujqit, të cilët në pjesën më të madhe janë kultivues të duhanit.
Para të pranishmëve, u shpjeguan në mënyrë të detajuar programet për subvencionim, por gjithashtu u theksua edhe zhbllokimi i fondeve evropiane nga programi IPARD, të cilat sërish janë në dispozicion të aplikantëve.
Ndryshe, në Krushevë, sipas programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, janë paguar gjithsej 140.506.660 denarë, përkatësisht janë miratuar 4540 vendime për pagesë, nga të cilat 2414 janë për duhanin, ndërsa janë paguar 99.166.889 denarë.
Sipas programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025, deri më tani janë paguar gjithsej 190.759.921 denarë, përkatësisht janë miratuar 1900 vendime për pagesë, nga të cilat 175.000.000 denarë janë për duhanin.
Karakteristike për rajonin e Krushevës është mbjellja e duhanit, i cili dominon me mbi 90% të subvencioneve të deklaruara. Përveç duhanit, ka gjithashtu aplikime për kultura bujqësore dhe perimtari, blegtori dhe bletari.
Në takimet me bujqit, si pjesë e fushatës „Pyete Agjencinë” dhe „Zëri që dëgjojmë”, në të cilat promovohen masat qeveritare për subvencionim, marrin pjesë edhe punonjësit e AMFBZHR, përgjegjës për shqyrtimin e dokumentacionit, por edhe për kontrollin në terren. Të gjithë të pranishmëve që kanë ndonjë çështje kontestuese lidhur me aplikimet e tyre, u kontrollohen drejtpërdrejt në sistem të gjitha të dhënat, ndërsa problemet zgjidhen në vetë takimin. Një aplikim përmban dokumente nga më shumë institucione, të cilat bujqit, për shkak të mungesës së informimit, nuk i kanë kompletuar ose i kanë dorëzuar gabimisht, prandaj u udhëzuan se si t’i eliminojnë këto mangësi me qëllim që ndihma shtetërore t’u paguhet.
.jpg)


