Drejtoresha e Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot para biznesmenëve prezantoi mundësitë për shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPARD 3.
Në ngjarjen e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, përveç një numri të madh biznesmenësh vendorë, morën pjesë edhe 8 kompani italiane. Ato promovuan teknologjitë më të reja, praktikat dhe pajisjet për përpunimin e mishit, të cilat tani janë të disponueshme edhe për kapacitetet vendore. Deri te këto pajisje, siç theksoi drejtoresha Irotova, investitorët vendorë mund të arrijnë shumë më lehtë përmes shfrytëzimit të fondeve nga programi IPARD 3.
Para të pranishmëve u drejtuan edhe Ambasadori nga Republika e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri, si dhe Kryetari i Odës, Branko Azeski.

