Është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit

Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore, prof. dr. Mile Markovski, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Me Memorandumin vendoset një kornizë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave shkencore, profesionale dhe aplikative nga fusha e bujqësisë, si dhe për forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit, shkencës dhe praktikës.

Një segment veçanërisht i rëndësishëm i bashkëpunimit do të jetë mundësimi i praktikës shkencore dhe profesionale për studentët, si pjesë e procesit të tyre arsimor, me qëllim përfitimin e njohurive praktike dhe përgatitjen më të mirë të kuadrove të ardhshme profesionale në sektorin e bujqësisë.

Përmes këtij partneriteti, Agjencia dhe Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore do të kontribuojnë në lidhjen më të ngushtë ndërmjet institucioneve, komunitetit akademik dhe praktikës bujqësore, duke krijuar mundësi për zhvillim dhe avancim të mëtejshëm të sektorit të bujqësisë.