Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural i njofton rritësit e dhive se sot, më 25 gusht 2026, është kryer pagesa e mbështetjes financiare për rritjen e dhive për vitin 2025, për gjithsej 1.159 rritës, në vlerë totale prej 85.784.580 denarësh. Agjencia vazhdon me pagesat e mbështetjes financiare edhe për masat e tjera nga Programi për vitin 2025.