Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot u ka paguar gjithsej 978 përfituesve shumën prej 15.372.229 denarësh. Nga Programi për prodhim organik, për certifikim, 808 përfituesve u janë paguar 9.589.057 denarë.
· Për analizën e tokës, 5 përfituesve u janë paguar 26.830 denarë.
· Për tregtinë me produkte organike, 16 përfituesve u janë paguar 963.997 denarë.
· Për përpunimin e produkteve organike, 3 përfituesve u janë paguar 185.904 denarë.
· Për krijimin e plantacioneve të frutave, 155 përfituesve u janë paguar 4.606.441 denarë.
Në total, nga Programi për prodhim organik për vitin 2024, 978 përfituesve u janë paguar 15.372.229 denarë.