Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural i njofton prodhuesit e grurit dhe elbit të cilët prodhimin nga korrja e vitit 2026 e kanë magazinuar te një magazinues i regjistruar, per shkak se është në vijim paraqitja e kërkesave për Masën 5 – „Masa për mbështetje për magazinimin e grurit, elbit dhe orizit të prodhimit vendor nga korrja e vitit 2026“.
Përfitues janë ekonomitë bujqësore të cilat kanë paraqitur kërkesë për pagesa direkte për sipërfaqe të mbjellë me grurë ose elb në vitin 2026, dhe prodhimin e realizuar e kanë dorëzuar për magazinim te një magazinues i regjistruar në periudhën nga 15 qershor deri më 15 shtator 2026.
Periudha e pranueshme e magazinimit është të paktën 2 dhe më së shumti 9 muaj.
Sasitë e pranueshme janë maksimumi 5.000 tonë të magazinuara për ekonomi bujqësore, veçmas për grurin dhe elbin; sasia maksimale e pranueshme është 5 tonë për hektar të sipërfaqes së deklaruar me kulturën përkatëse.
Shuma e mbështetjes është 100% e shpenzimeve për magazinim dhe ruajtje, me çmim maksimal të pranueshëm të shërbimit prej 120 denarësh për ton për një muaj.
Mjetet paguhen në llogarinë e magazinuesit, në emër dhe për llogari të aplikuesit.
Kërkesat paraqiten në formë elektronike, duke u identifikuar në sistem përmes lidhjes „Pagesa direkte – e-subvencione“nga ueb-faqja e Agjencisë: https://www.ipardpa.gov.mk/.
Kërkesa e paraqitur duhet të printohet, nënshkruhet dhe të dorëzohet në formë të shkruar në Agjenci, përmes postës ose drejtpërdrejt në arkivin e Agjencisë.
Bashkëngjitur kërkesës dorëzohen: Kontrata për magazinim dhe Vërtetimi për magazinimin e kryer.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për grurë dhe elb është 30 shtator 2026.
Agjencia do t’i njoftojë në mënyrë plotësuese prodhuesit e orizit për kushtet dhe fillimin e aplikimit për magazinimin e orizit të papërpunuar, për të cilin afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është 25 dhjetor 2026.