Sektori i Pagesave të Drejtpërdrejta në Bujqësi

Sektori i Pagesave të Drejtpërdrejta në Bujqësi është kompetent për realizimin e masave të pagesave direkte në bujqësi, realizimin e masave të mbështetjes së rajoneve me kushte të vështira të ekonomizimit dhe realizimit të masave agroekologjike.  

Duke marrë  parasysh numrin dhe vëllimin e masave të pagesave të drejtpërdrejta, për shkak të përpunimit të thjeshtuar të kërkesave të mbështetjes financiare në vitin 2009, pranimi i kërkesave të mbështetjes finanicare dhe kontrollit të parë administrativ do të kryhet në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave (në tekstin e mëtejmë NjR), që punojnë në pajtim me procedurat e punës që i janë dorëzuar nga AMFBZhR-ja. Kërkesat e pranuara nga NjR do të përcillen deri tek AMFBZhR-ja , e cila do të kryejë kontrollin e mëtejmë administrativ, miratimin e pagesës së kërkesave përkatëse dhe të plota, si dhe arkivimin e tyre.