
U pagua premia për qumështin e lopës, deles dhe dhisë të prodhuar dhe të dorëzuar
Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural informon se sot në llogaritë e 10.277 prodhuesve të qumështit janë paguar 76,3 milionë denarë në bazë të qumështit të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë.
Pagesa i referohet qumështit të dorëzuar në muajt janar dhe shkurt 2021 sipas sasive të raportuara nga objektet e përpunimit.
Përfitues të kësaj mbështetje janë ekonomitë bujqësore të regjistruara si mbarështues të gjedheve, deleve dhe dhive në Regjistrin e Fermave Mbarështuese. Shuma e pagesave direkte është 3,5 denarë për litër qumësht lope të prodhuar dhe dorëzuar në objektet përpunuese të regjistruara në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore dhe 4,5 denarë për litër për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar dele dhe dhie.
Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural vazhdon me procesimin e kërkesave për mbështetje financiare nga programi për pagesa direkte, me të cilat do të vazhdojë pagesa e masave të prodhimit blegtoral.