
Drejtori i Agjencisë për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural mori pjesë në një takim pune, një grup i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së punës dhe politikës sociale, Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ministrisë së shëndetësisë, FSSHM, DHP, PIOM dhe Fakulteti juridik - Shkup, në organizim të Federatës Kombëtare të Fermerëve, të cilët inkurajuan procesin e zgjidhjes së mekanizmit ligjor për realizimin e kompensimit për pushim të lehonisë dhe sëmundje për fermerët e regjistruar.
Fillimisht ata vizituan familjen e Vangelina Parmaçka, fermere e regjistruar nga Budinarci i Berovës, e cila prej dekadash merret me kultivimin e deleve, prodhimin e djathit të deleve dhe prodhimet e qumështit të deleve. Në fermën e Parmaçkës, të gjithë anëtarët e familjes janë të përfshirë në punë.
Drejtori i Agjencisë për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Nikica Baçovski, theksoi se Agjencia, si institucion përgjegjës për realizimin e programeve për përkrahje financiare, vazhdimisht e dëshmon përkushtimin e saj praktik për përmirësimin e pozitës ekonomike të grave nga zonat rurale.
“Si rezultat i punës në fushën e buxhetimit me përgjegjësi gjinore, është krijuar masa 115 e programit për zhvillim rural, pra masa mbështetëse për një anëtare femër aktive në një familje bujqësore. Kjo masë është publikuar për herë të parë në vitin 2019 si masë pilot bazuar në parimin e grantit prej 100% të shpenzimeve të pranueshme të kryera me vlerë maksimale deri në 3000 euro. Në thirrjen e fundit publike për të njëjtën masë kemi dyfishuar shumën maksimale për shfrytëzues, pra nga 3000 në 6000 euro” theksoi Baçovski.
“Në mënyrë transparente, me hapje ndaj propozimeve dhe ideve nga të gjithë aktorët, mund të arrijmë zgjidhje që do të çojnë në avancimin e të drejtave të njeriut të grave dhe që do të jenë në përputhje me politikat ndërkombëtare dhe kombëtare të shtetit. Vendi ynë është kryesisht vend bujqësor dhe mundësitë për punësim në këtë aktivitet janë të mëdha. Prandaj krijimi i politikave dhe masave cilësore shtetërore për zhvillim rural janë të një rëndësie të madhe për banorët që jetojnë në zonat rurale” theksoi Trençevska.
Drejtori ekzekutiv i Federatës Kombëtare të Fermerëve, Stevan Orozovic, shprehu kënaqësinë e madhe për reagimin dhe pjesëmarrjen e institucioneve në zgjidhjen e një çështjeje kaq të rëndësishme, siç është pushimi i lehonisë për fermeret femra, dhe shprehu besimin për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme. Ai gjithashtu falënderoi mbështetjen e organizatës suedeze të zhvillimit, We Effect, për realizimin e procesit.
Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke përgatitur një ligj të ri për barazi gjinore me qëllim të harmonizimit të legjislacionit maqedonas, gjegjësisht Ligjit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat (2012) me standardet ndërkombëtare. Ky ligj do të mundësojë forcimin e makinerisë për barazinë gjinore dhe integrimin më efikas dhe efektiv të barazisë gjinore.
Po ashtu, është duke u përgatitur edhe Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës, i cili parasheh ndryshime në lejen prindërore, duke promovuar kështu barazinë gjinore.